Australia thotë se është duke zhvilluar një vaksinë për koronavirusin Covid-19, për të cilën thotë se do ta ofrojë falas për popullsinë e saj prej 25 milionë banorësh. Vaksina po zhvillohet nga kompania farmaceutike AstraZeneca dhe Universiteti i Oxfordit. Kryeministri australian Scott Morrison tha se nëse testet rezultojnë të sukseshme,kompania farmaceutike do të ofrojë doza falas për çdo australian. Kryeministri u shpreh se me shumë mundësi, vaksinat për Covid-19 do të jenë të detyrueshme. Vaksina që po zhvillohet nga kompania AstraZeneca dhe Universiteti i Oxfordit është një nga 5 rastet më premtuese në të gjithë botën që kanë arritur në një fazë të avancuar të testeve klinike.

“Nëse kjo vaksinë rezulton e suksesshme do të prodhojmë menjëherë vaksinat dhe do të jenë falas për 25 milionë australianë”, deklaroi Morrison. Deri më tani, Australia ka regjistruar 450 të vdekur për shkak të koronavirusit, shumica në shtetin e Victorias, dhe më shumë se 7 mijë raste aktive.