Austria do të zhbllokojë një milion euro ndihmë urgjente për Libanin, pas sh përthimit në portin e Bejrutit, njoftoi sot qeveria. “Austria po e mbështet vendin në këtë situatë shumë të vështirë. Përveç 182 trupave austriake të OKB-së tashmë të pranishme në Liban, një skuadër tjetër prej 60 ushtarësh është e gatshme të sigurojë ndihmë në vend brenda 24 orësh”, tha kancelari konservator, Sebastian Kurz, cituar nga agjencia e lajmeve APA.
“Ne duam të ofrojmë ndihmë të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë, në mënyrë që vik timat e kësaj tragjedie të marrin kujdesin më të mirë të mundshëm në ditët dhe javët e para pas shpë rthimit”, theksoi ministri i Jashtëm, Alexander Schallenberg.
Sipas qeverisë, këto fonde do të vihen në dispozicion të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, si edhe të OJQ-ve austriake, në mënyrë që të sigurojnë ushqim dhe strehim.