Dje u arrit marrëveshja historike bashkëqeverisëse mes socialdemokratëve të Zoran Zaev dhe partisë më të madhe shqiptare BDI të kryesuar nga Ali Ahmeti. Këtë marrëveshje, ku shqiptarët marrin drejtimin e diplomacisë, Parlamentit dhe një sërë dikasteresh të tjera e kanë përshëndetur që dje krerët e politikës shqiptare, duke filluar me kryeministrin Edi Rama dhe përfunduar me ministrin e Diasporës Pandeli Majko.

Në mëngjesin e vonë ka qënë dhe presidenti i Republikës Ilir Meta, një mik i hershëm i Gruevskit, ai që ka përshëndetur këtë marrëveshje, duke kërkuar nga politika shqiptare që të marrë shembull nga homologët e tyre në Maqedoninë e Veriut. Pra e kaperceu “sikletin” Ndoshta kjo mund të merret dhe si një thirrje në drejtim të Ramës që të mos qeverisë i vetëm por të ndajë pushtet, dhe këtu mund të ketë parasysh një aleancë “historike” me LSI. Deri më tani as kryetari zyrtar i PD Lulzim Basha dhe as kreu real i kësaj partie Sali Berisha nuk kanë bërë asnjë mesazh përshëndetje. Në adresat e tyre në rrjetin social gjen të gjitha llojet e postimeve, por për marrëveshjen historike në Maqedoninë e Veriut ku shqiptarët marrin rol të rëndësishëm në qeverisjen e këtij vendi nuk kanë hedhur asnjë fjalë. Ndoshta Basha mund të jetë dhe me pushime ose ruan “respektin” per mikun e tij ne azil, Nikola Gruevski!

Me sa duket liderët e PD kanë dëshiruar një marrëveshje mes shqiptarëve dhe partisë së ish kryeministrit Nikola Gruevski, ndaj nuk ua bën zemra që të urojnë Zaevin e Ahmetin për arritjen e këtij kompromisi historik. E kanë shpallur këtë koalicion madje zgjedhjet e kaluara, por pa sukses që të arrihej plotësimi i dëshirës së tyre. Gruevski është në arrati tani! Mbetemi në pritje të nkë reagimi qoftë dhe hipokrit e formal, pasi deri më tani Basha e Berisha po tregojnë se janë kundër kësaj marrëveshjeje dhe tepër zemërthyer…!(TemA)