“Fronti opozitar”, me në krye Ilir Metën, Sali Berishën, Lulzim Bashën, Bujar Nishanin etj, është mbledhur sot në Presidencë për të nderuar socialistin Rexhep Mejdani, me rastin e 76-vjetorit. Me përjashtim të Pandeli Majkos e Anastas Angjelit, në ceremoni nuk merrte pjesë asnjë socialist, as kryeministri Rama, e as kryeparlamentari Ruçi.
Meta ishte kujdesur që të ftonte edhe ndonjë personazh si Bamir Topi apo Hashim Thaçi. Gjatë ceremonisë, Sali Berisha dhe Bujar Nishani, kanë qenë të vetmit që nuk e kanë hequr për asnjë moment maskën, të trembur se mund të preken nga virusi.