Ekipi i mirëmbajtjes së kullimit në Bashkinë e Tiranës po kujdeset për pastrimin e shtratit të Lumit Lana dhe skarpateve nga inertet dhe papastërtitë me qëllim, lehtësimin e qarkullimit të ujit dhe shmangien në maksimum të përmbytjeve gjatë sezonit të vjeshtës dhe të dimrit. Por përveç pastrimit që bëjnë punonjësit e terrenit, po bëhen edhe pastrime masive me mjete teknologjike.
Fokusi këtë herë ishte te ura e Pallatit me Shigjeta, në pjesën fundore e Lanës ku depozitohen pjesa me e madhe e inerteve dhe papastërtive.
“Nuk ndalet puna as në fundjavë për Bashkinë Tiranë. Veç pastrimit me punëtor, po kujdesemi për pastrime masive dhe në volum, me mjete teknologjike, të pjesës fundore të Lanës ku dhe depozitohen pjesa me e madhe e inerteve dhe papastërtive. Ndoshta, nuk e zgjidhim problemin e përmbytjeve, por e sigurt që do jetë lehtësim për rrjetin e kullimit”, sqaron ndërhyrjen Elton Kacidhja, Drejtor i Përgjithshëm i Mirëmbajtjes së Rrugëve, Ndriçimit dhe Sinjalistikës në Bashkinë e Tiranës.