Bashkia e Tiranës ka nisur montimin e semaforëve të rinj LED përgjatë Unazës së Vogël dhe në rrugën e Kavajës. Sipas bashkisë, me këtë tipologji semaforësh rritet siguria e këmbësorëve dhe lëvizshmëria korrekte e mjeteve. Si drejtuesit e mjeteve, ashtu edhe këmbësorët do ta kenë më të thjeshtë të shquajnë semaforët në largësi.
Gjithashtu, është punuar për vijëzimet e bardha, të cilat pritet të sjellin një ndërgjegjësim edhe më të madh tek qytetarët për respektimin e sinjalistikës rrugore që rrjedhimisht do të thotë kujdesje për sigurinë në rrugë dhe për t’i mbrojtur ata nga aksidentet.