Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjelosha,j zgjedhur në këtë post nga zgjedhjet e marsit 2019 si rrjedhojë e bashkimit për herë të parë të të gjithë forcave politike shqiptare atje, është besimplotë se një rezultat mjaft i kënaqshëm do arrihet edhe në zgjedhjet e përgjithshme. Kjo sipas Gjeloshajt do mundësohet prej koalicionit të partive shqiptare në Malin e Zi për zgjedhjet e 30 gushtit.
Së fundmi krye-komunari i Tuzit ka sjellë hulumtimin e CEDEM, organizatë e cila, para çdo zgjedhjeve të 14 viteve të fundit ka qëlluar në parashikimet e rezultateve.
Në statusin e tij në Facebook, Gjeloshaj shkruan ndër të tjera se: Pra Lista Shqiptare që përfaqëson më shumë se 70% te shqiptarëve nëpër Kuvende lokale është fituese dhe do të arrij fitorën absolute ndër shqiptarë dhe do të rritë edhe përfaqësimin në parlamentin e Malit të Zi, me dy deputetë të sigurtë. Sikur po e shihni, kemi homogjenizim tek malazezët dhe serbët, ju lutem perkrahni bashkimin më të madh shqiptarë, nga pluralizmi politik, votoni vetëm subjektet nacionale shqiptare, mos çoni vota të djegura tek subjektet malazeze e që prezantohen si qytetare.
Lista shqiptare e perbërë nga Alternativa shqiptare, Forca e re demokratike – Forca, Lidhja demokratike shqiptare, Levizja qytetare, Perspektiva dhe Unioni I Tuzit do t’ju prezantojnë me dinjitet, do të integrojnë shqiptarët në institucione, do të terheqin investime kapitale në zonat shqiptare, do të qeverisim me komunat e Tuzit dhe Ulqinit e duke vleresuar bashkimin në Guci besojmë edhe në atë të Gucisë. Prej bashkimit dhe fitores në Tuz, shqiptarët po korrin fitore mbas fitoreve, edhe më 30 gusht fituese absolute do të jetë Lista Shqiptare. Me fitoren e Listës shqiptare fitojnë shqiptarët – KOHA ËSHTË TANI! (Lexo.al)