Barcelona vs Bayern Munich, Leo Messi vs Robert Lewandowski – kush do të triumfojë?
Ndeshja më interesante në çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të jetë ajo mes Barcelonës dhe Bayern Munich, që do të zhvillohet të premten nga ora 21:00. Kjo sfidë nuk do të jetë vetëm një përballje mes dy ndër skuadrave më të mira në Evropë, por përballjes edhe mes lojtarëve më të mirë.
Sul muesi i Bayernit, Robert Lewandowski, ka pasur një sezon ëndrrash dhe klubi ka postuar statistikat e tij dhe Lionel Messit në ‘Twitter’, që më shumë flasin në të mirë të Lewas. Këtë sezon, Leo ka zhvilluar 43 ndeshje me Barcelonën, ka shënuar 31 gola dhe ka dhuruar 25 asiste. Ai shënon gol çdo 120 minuta. Kurse Lewandowski ka zhvilluar një ndeshje më shumë, 44 në të gjitha garat, derisa ka realizuar 22 gola më shumë (53 totali), por ka dhuruar 17 asiste më pak – vetëm 8.
Su lmuesi i Bayern shënon gol çdo 73 minuta. Sa i përket statistikave në Champions League, Lewa po ashtu qëndron më mirë. Ai ka luajtur 7 ndeshje, ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar 4 asiste – shënon gol çdo 47 minuta. Kurse Messi ka zhvilluar 7 ndeshje dhe ka shënuar vetëm 3 gola, derisa ka dhuruar edhe 3 asiste – shënon gol çdo 190 minuta. Bayerni ka dashur të tregojë se është sezoni i Lewandowskit, megjithatë 90 minuta në futboll gjithçka mund të ndodhë, sidomos kur përball ke njeriun që ka fituar 6 ‘Topa të Artë’.