Pasi ka munguar në ndeshjet kundër Chelsea-t dhe Barcelona-s, Benjamin Pavard mund të jetë në dispozicion të trajnerit Flick për gjysmëfinalen e Champions League.
Lojtari i Bayern Munich, në fakt, është kthyer të stërvitet me skuadrën dhe, sipas L’Equipeduket se i ka kaluar problemet në këmbën e djathtë.
Kështu, ekziston mundësia që Pavard të jetë në fushë kundër fitueses së Manchester City-Lyon: një armë më shumë për Hansi Flick.