Lyon-Bayern Munich është gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet sonte në Lisbonë. Bayerni do të kërkojë me çdo kusht finalen dhe për këtë ka hedhur në fushë të njëjtin formacion që pati edhe në çerekfinale ku e deklasuan Barcelonën të premten me rezultat 8-2.

E që për ekipin gjerman gjysmëfinalja është serioze dhe se ata nuk e nënçmojnë kundërshtarin, tregon formacioni i tyre ku në fushë kanë zbarkuar të njëjtit lojtarë që e mundën Barcelonën. Lewandowski, Gnabry, Muller dhe Perisic pritet që t’i prijnë sulmit bavarez, kurse nga Lyoni në sulm është Depay dhe Ekambi.