12 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit në Spitalin Infektiv.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu duke ndarë lajmin e mirë. u shpreh se shërimi ka ardhur falë punës së palodhur të stafit mjekësor, të përkushtuar ditë-natë në një betejë të pazakontë me COVID-19.

“Të gjithë bashkë të ndihmojmë ekipet mjekësore”, apeloi ministrja Manastirliu.

“Respektoni rregullat e distancimit, vendosjes së maskës dhe higjienës. Mbroni veten dhe njerëzit e dashur!”, tha Manastirliu.