Pjesa më e madhe e kontinentit po përballet me një rritje të ndjeshme të rasteve të koronavirusit. Franca raportoi shifrën e saj më të lartë ditore që nga maji, të dielën dhe ministri francez i shëndetësisë tha se pjesa më e madhe e rasteve të reja qarkullojnë mes nën 40 vjeçarëve dhe se tek kjo kategori virusi po përhapet katër herë më shpejt. Kjo pjesërisht për shkak të pjesëmarrjes së të rinjve në festa ku distancimi social nuk respektohet. 4800 infektime të reja u raportuan në Francë të dielën.

Ndërkohë, Italia, që dikur ka qenë epiqendra e pandemisë, ka regjistruar rritjen më të madhe të rasteve ditore që nga maji, me 1210 raste të reja të raportuara të dielën dhe 1071 të shtunën. Rritja lidhet ngushtë me udhëtimet dhe argëtimet verore për turistët, sipas një raporti zyrtar. Sidoqoftë, numri total i rasteve të reja në Itali është ende më i ulët krahasuar me ata në Francë dhe Spanjë. Guvernatori i Sicilisë ndërkohë ka kërkuar mbylljen e qendrave të emigrantëve në ishull.

Ai thotë se ato janë kthyer në vatra të nxehta për transmetimin e Covid 19 por qeveria në romë thotë se ai nuk ka autoritetin ti mbyllë ato. Gjermania, Spanja dhe republika ceke po ashtu kanë regjistruar rritje të mëdha ditore në fundjavë. Në gjermani, politikanët po kërkojnë ndalimin e përkohshëm të festave private për të ndaluar rritjen e rasteve. Që nga fillimi i verës, një lloj shkujdesjeje masive është përhapur – thotë Ralph Brinkhaus, lider i bllokut parlamentar konservator CDU/CSU.

Në të gjithë botën ndërkohë janë 23 milionë rastet e konfirmuara dhe më shumë se 800 mijë vi ktimat, sipas universitetit Johns Hopkins.