Vaksina ruse e bërë publike nga Presidenti Vladimir Putin ka ngjallur jo pak debat në arenën ndërkombëtare, pasi ekspertët nuk besojnë në të qenit efektive dhe e sigurt për kurimin e COVID-19.
Po siç duket, kjo gjë nuk e ka trembur ish-ministrin i Zhvillimit Ekonomik në Kosovë, Valdrin Lluka i cili përmes një postimi në Twitter ka bërë me dije se e ka përdorur këtë vaksinë edhe pse ajo ende nuk është certifikuar. Në postimin e tij ai ka theksuar se deri tani nuk ka pasur asnjë efekt anësor.
“Unë dhe familja ime morëm vaksinën ruse për COVID19 dhe nëse keni frikë se nuk është testuar, e provova dhe jam i lumtur të raportoj se nuk ka asnjë efekt anësor.”– ka shkruar Lluka.