Aktori australian, fitues i çmimit Oscar, Russel Crowe dhuroi para për shpëtimin e restorantit “Le Chef” në Bejrut, një nga simbolet e qytetit, që u dëmtua në shpërthimin e fuqishëm të 4 gushtit.Shpërthimi thuajse shkatërroi plotësisht një numër kafenesh, restorantesh dhe vende historike.

Aty ndodhej restoranti “Le Chef”, i njohur për kuzhinën libaneze dhe simbol i qytetit.

Aktori Crowe iu bashkua fushatës për mbledhjen e parave për rinovimin e restorantit, të cilën e konfirmoi në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.

Ai theksoi se këtë veprim e bëri në shenjë kujtimi të kuzhinierit të njohur, autorit dhe moderatorit televiziv Anthony Bourdain, i cili ndërroi jetë në vitin 2018.

“Po të ishte gjallë do të bënte të njëjtën gjë”, tha Crowe.