Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka publikuar në Twitter një grafik të ditëve të fundit, sa i përket situatës së koronavirusit. Sipas grafikut të publikuar nga Beqaj, në 5 ditët e fundit ka pasur një prirje drejt rënies, si të rasateve të reja me korona virus, ashtu edhe vdekjeve nga kjo sëmundje në të gjithë botën.
“COVID 19 në botë. Në 5 ditët e fundit ka një prirje rënëse qoftë të rasteve të reja, qoftë të fataliteteve. Të shpresojmë për më të mirën.”, shkruan Beqaj, ndërsa poston grafikun.