Besart Berisha vazhdon të shfaq formë të jashtëzakonshme në futbollin australian. Su lmuesi kosovar nuk e ka ndërmend të ndalet. Ai ka qenë protagonist sot në fitoren e ekipit të tij, Western United ndaj Perth Glory me rezultat 2:0 në udhëtim. Në fakt, ish-përfaqësuesi kosovar i realizoi dy gola për ekipin fitues. Të parin e shënoi në minutën e 27-të të ndeshjes. Kurse, të dytin në atë të 52-të nga penalltia.
Veterani i s ulmit i ka realizuar 18 gola deri tash këtë sezon dhe po lu fton për Këpucën e Artën në Australi. Western United gjendet në vendin e gjashtë në tabelë pas 24 ndeshjesh të zhvilluara.