Berlini është kapluar nga protesta masive ku rreth 17,000 njerëz morën pjesë në një tubim për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Në protestë kishte banderola me mesazhe si “Teoria më e madhe e komplotit është një korona-pandemi” ose “Fundi i një pandemie është një ditë lirie”, dhe mijëra protestues kërkuan heqjen e masave për të luftuar përhapjen e infeksionit, siç janë respektimi i distancës sociale ose bartja e maskave.

Protesta u ndërpre pasi policia ngriti një ankesë kundër organizatorëve për mos përmbushje të masave epidemiologjike.

Ndërsa, disa politikanë shprehën një mungesë të mirëkuptimit për mbajtjen e protestave dhe treguan se për situatën aktuale epidemiologjike në Gjermani janë të pafavorshme.

“Mijëra idiotë po festojnë në Berlin si një valë e dytë: pa maska, pa distancim. Ata jo vetëm që kërcënojnë shëndetin, por edhe sukseset tona në luftimin e pandemisë dhe për të ringjallur ekonominë, arsimin e shoqërinë në përgjithësi. të papërgjegjshëm,” – tha Saskia Esken, presidenti i Partisë Social Demokratike në Gjermani (SPD) në pushtet.

Protestat në Berlin u shoqëruan me kundër-protesta nga aktivistë, të cilët tregojnë për lidhjen midis kundërshtarëve të masave pandemike dhe të djathtës ekstreme në Gjermani.