“Pas nja 100 vitesh, do të ketë një realitet të ri nga autostrada Lushnjë-Berat (bërë nga ne) në Qerret, në Qerret fshat, në Kadiaj, në Lifaj, në Fier i Ri, në Ngurrez, në Imshte (tre lagje), në Kallm e tutje në Fier, pastaj në Bubullime, tha sot zëvendëskryeministri Erion Braçe, duke theksuar se opozita nuk bëri asnjë gjë gjatë qeverisjes së vet.
Braçe shprehet se “Nga balta në asfalt, trotuar, ndriçim, kanalizime, ujësjellës. Një moçal, baltovinë totale e nxjerrë në drite, asfalt, siç e shihni. E di e di, do nisë tani kënga: Me lekët tona e bëtë, se bëtë me lekët tuaja. Po pra po, me lekët e atyre që paguajnë taksa, jo tuajat”. Braçe ak uzoi opozitën se për zonën e Lushnjës nuk bëri asgjë gjatë qeverisjes.
“Po sa për ta ditur, lekët e taksave i kishit edhe ju, nga Saliu, Iliri, Lyli e Astriti, por nuk i bëtë këto rrugë, kjo është diferenca. Ca i kanë lekët e i vjedhin, ca të tjerë të njëjtat lekë i kthejnë në zhvillim për njerëzit”, shprehet ai.