Ish-ministrja Majlinda Bregu në llogarinë e saj në Instagram ka postuar një foto e buzëqeshur, pasi ka marrë pjesë në forumin e globsecthinktank.Ajo shkruan se arsyeja e buzëqeshjes së saj është një pyetje që iu drejtua, se si e shihte Europën në vitin 2050.
Bregu shprehet se pas gjithë këtyre viteve në politikë ka kuptuar se Europa nuk është vetëm negociata e arsye politike, por duhet sa më parë që vendi ynë të qasë ekonomitë me ato të vendeve europiane.“Se mos thoni pse po qesh. Se në panelin ku mora pjesë sot @globsecthinktank,njëra nga pyetjet ishte si e shoh Europën e 2050.Meqë s’ i kam qejf parashikimet, për më tepër të papriturat si #covid19 na e kanë bërë jetën edhe më të pasigurt, nuk di të them a pata përgjigje të saktë.Por, di që sot po nuk u lexua realiteti sic është në rajon, do të jetë përsëri vonë nesër.Pas gjithë këtyre viteve e kam më të qartë se s’është vetëm negociata e arsye politike. Duhet të qasim ekonomitë tona sa më shpejt me atë të vendeve të BE;t’i japim biznesit mundësi që edhe pa qenë vend anëtar të jetë pjesë e zinxhirit të prodhimit e furnizimit në/edhe me BE.Të thyejmë barrierat e letrave e lëvizjes të njerëzve e profesionistëve në rajon, të transferojmë teknologjinë sa më shpejt.Do të ishte ideale që BE të fliste me një gjuhë për Ballkanin, por po aq që të jemi të qartë se shumë kemi në dorë vetë”, shkruan Majlinda Bregu.