Sulmuesi Armando Broja e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e re te skuadra e Vitesses. Ai u huazua nga Chelsea drejt Holandës dhe la shenjën e tij menjëherë. Shtatlarti ishte në fushë në sfidën kundër Go Ahead Eagles. Skuadrat nuk luajtën me formacionet e tyre më të mira, pasi pati përzierje lojtarësh me të rinjtë. Ekipi i Vitesses fitoi me rezultatin 4-0, ndërsa Armando Broja shënoi dy gola. Ai luajti dhe në ndeshjen e djeshme kundër Den Hagut që u mbyll me rezultatin 2-2. Broja luajti vetëm 10 minuta, por me dy golat e tij në miqësore i dërgon mesazh të qartë trajnerit Thomas Letsch.
⚫️? Good 4-0 win today and happy to get 2 goals⚽️? pic.twitter.com/I7t6cXXWwZ
— Armando Broja (@armandobroja) August 23, 2020