Bukuritë e pamata natyrore të Matit e bëjnë atë një destinacion për t’u vizituar në çdo stinë. Kryeministri Edi Rama ndau sot një video me disa prej destinacioneve kryesore për t’u vizituar në Mat. “Mirëmëngjes dhe me Matin e bukurive të pamata, ju uroj një ditë të bukur”, tha Kryeministri Rama.

I përshtatshëm për zhvillimin e turizmit malor, familjar, kulturor e historik, zona e Matit ofron po ashtu mundësi të shumta edhe për aktivitete të ndryshme në natyrë.

Ura e Zogut, Liqeni i Shkopetit, Shkopeti, Ura e Ulzës, qyteti i Burrelit, Muzeu Historik Mat, Kalaja e Stelushit, Formula e Pagëzimit, Macukulli, Guri i gjatë, Shutrre, Shpella e Nezirit, Bruç, Frankth e Ulëza janë vetëm disa nga vendet që tërheqin vëmendjen e vizitorëve.