Gazetari Berat Buzhala, pak javë më parë humbi babanë e tij, i cili ishte i infektuar me COVID-19. Buzhala ka kujtuar mbrëmë ndarjen nga jeta të babait, në një mënyrë të veçantë. Para nisjes së ndeshjeve të Champions League është mbajtur një minutë heshtje dhe mbrëmë është luajtur sfida Barcelona-Napoli, ku fituan spanjollët.
Babai i gazetarit ka qenë tifoz i zjarrtë i Barçës dhe para nisjes një minutë heshtje u mbajt dhe në nder të tij.Më tej ai kujton dhe kohën kur kanë para sfidën e parë në Itali mes Napolit dhe Barcelonës dhe babai i kishte thënë se në sfidën e ardhshme gjërat do ndryshonin. “Nje minut heshtje per viktimat e COVID’it, para ndeshjes Barca – Napoli. Nuk ka qysh mos me mu kujtu njani prej tifozeve me te zjarrte te Barces, viktime e COVID’it, baba i jem i dashtun, me te cilin e kemi keqyr ndeshjen e pare ne Napoli. Eh. Kush kish thane qe ne ndeshjen e kthimit gjanat kane me ndryshu. Miss you tonight ❤️”, shkruan Buzhala.