Ditë zie në familjen Rama, pasi është ndarë nga jeta nëna e kryeministrit Edi Rama. Nuk ka munguar edhe një dedikim nga Greg Rama për ndarjen nga jeta të gjyshes së tij.

Në rrjetin social Instagram, ai ka publikuar një foto me të, ku shprehet se këshillat e saj kanë qenë më të vyerat. Ai shkruan më tej se çdo përpjekje e saj për të lu ftuar dhe kaluar çdo vështirësi do të jenë të paharrueshme për të.

“Këshillat e tua më të vyera, batutat dhe çdo përpjekje e jotja për të lu ftuar dhe tejkaluar çdo vështirësi dhe betejë do jenë të paharrueshme tek unë! U prehsh në paqe”, shkruan Greg Rama.