Sezoni përfundoi dhe menjëherë pas kësaj nisin ndeshjet në kompeticionet europiane për skuadrat e kualifikuara. Tirana dhe Drita janë dy skuadrat shqiptare, që do marrin pjesë në Champions League. Ndryshe nga Tirana, gjilanasit do të luajnë fillimisht një miniturne me skuadra modeste nga futbolli amator nga vende si Malta, Andorra etj.
Kampionët e Kosovës do e nisin nga gjysmëfinalja, ku do ndeshjen me Inter d’Eskaledes të Andorrës (8 gusht) dhe në rast të kualifikimit në finale, do të luajë me fituesin e gjysmëfinales tjetër, Tre Fiori–Linfield. Në rast suksesi në këtë miniturne Drita do të ketë të njëjtët kundërshtarë të mundshëm si Tirana. Kundërshtarët e mundshëm të Tiranës: Selltik,FKAstana,CrvenaZvezda,LudogoretzRazgrad,KarabagAgdam,LegiaVarshav,MakabiTelAviv,Molde,SherifTiraspol,Ferencvasosh,DundalkFC,SlovanBratislava,Suduva,OmoniaNicosia,Craiova / Cluj,FK Sarajevo,Dinamo Tiflis.