Kylian Mbappe pritet ta nis nga stoli, në rastin më të mirë, sfidën kundër Atalanta në çerekfinalet e Champions League. Trajneri Tuchel dhe PSG shpresuan shumë që sulmuesi të rikuperonte në kohë duke parë dhe rendimentin e tij pas dëmtimit por sipas mediave franceze kjo është thuajse e pamundur. Mbappe ka refuzuar në mënyrë të prere të marrë injeksione kundër dhimbjeve për të zbritur në fushë nga minuta e parë.

“Gjeli” më i famshëm në Paris u dëmtua gjatë finales së kupës së Francës por ditën e hënë u bashkua me grupin. Në vigjilje të sfidës kundër Atalanta të gjithë shpresuan se Mbappe arriti të rikuperohet në kohë por sulmuesi nuk pritet të zbres në fushë, do të jetë në pankinë në funksion të ekipit në varësi se si do të shkoj ndeshja. Trajneri Tuchel nuk do të ketë në dispozicion për këtë takim as Marco Verattin i cili ka pësuar një dëmtim të pulpë.