Ylli i Bayern Munich, Kingsley Coman, beson se skuadra e tij do të duhet ta markojë mirë Kylian Mbappe, nëse do ta kalojë me sukses PSG në finalen e Champions-it. Gjigantët e Bundesligës shkojnë në përplasjen e së dielës në formë mbresëlënëse, pasi kanë turpëruar Barcelonën 8-2 dhe pastaj mposhtur pastër Lyon-in 3-0. Parizienët nuk kanë mungesë të vetëbesimit, me rikthimin e Mbappe nga dëmtimi. Ky fakt rrit shpresat e tyre, pasi arritën finalen e parë në Champions, duke kaluar me sukses Atalanta dhe RB Leipzig javën e kaluar. Sulmuesi francez dhe Neymar do të jenë elementë kyç për shpresat e parizienëve në Estadio da Luz të Lisbonës. Bashkëlojtari i Mbappe në kombëtaren e Francës paralajmëroi se Bayerni do të duhet të jetë i kujdesshëm ndaj këtij talenti të madh: Kam luajtur me të disa herë, kështu që do të përpiqem të jap ndonjë këshillë, që mund të vlejë. Ekzistojnë gjithashtu video dhe udhëzime nga trajnerët. Ai është një lojtar që krijon, paksa si Lionel Messi, me të cilin jemi përballur tashmë. Mbappe mund të bëjë ndryshimin në një ndeshje, ndaj ne do të përpiqemi ta markojmë sa më mirë të jetë e mundur.
Bayerni, natyrisht, nuk ka asnjë mungesë të yjeve në radhët e veta, duke u mburrur me Robert Lewandowski, golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve për sezonin 2019-2020, me Serge Gnabry, aktualisht në vendin e tretë të kësaj renditjeje (9 ndeshje – 9 gola në Champions), pas Erling Haaland. Edhe mbrojtësi i majtë, Alphonso Davies, edhe pse në moshën 19 vjeç, ka treguar formë spektakolare përgjatë sezonit të tij të parë të plotë në Allianz Arena. Ai nuk ishte një mbrojtës i majtë, në fillim, kjo është arsyeja pse zgjati më shumë adaptimi, – tha Coman për shokun e tij të skuadrës. – Unë mendoj se Alphonso është më i miri në pozicionin e tij tani dhe shpresoj se do ta demonstrojë potencialin real të dielën. Coman e humbi finalen e Kupës së Botës 2018, ku Franca triumfoi ndaj Kroacisë, pasi u la jashtë skuadrës nga Didier Deschamps për shkak të dëmtimit. Ndërsa përpiqet të ketë një rol në finalen ndaj PSG-në, ai insiston se triumfi në Champions nuk mund të krahasohet me suksesin në nivelin ndërkombëtar me Francën: Të dyja garat nuk janë të lidhura. Lumturia në Kupën e Botës do shumë kohë për të kaluar, ashtu si zhgënjimi. Pra, janë krejtësisht të ndryshëm si kompeticione. Unë do të dëshiroja të fitoja Kupën e Botës, para së gjithash, por sot jam me klubin tim. Dua të fitoj Ligën e Kampionëve dhe shpresoj se do ta ngremë trofeun të dielën.