Antonio Conte nuk po kalon një moment aspak të mirë, sepse pas humbjes në finalen e Europa leagues kundër Sevillas ka vë në në dyshim edhe të ardhmen e tij në pankinën e Interit, ndërsa së fundi ka rënë pre edhe e një mashtrimi që i kushton rreth 30 milionë euro.
Për të hedhur dritë mbi këtë, janë dy vendime të gjykatës tregtare angleze, një ra e muajit korrik dhe tjetra e muajit gusht, që sqarojnë sesi Conte dhe 7 të tjerë, përfshi edhe shoqërinë Superb Sport Limited, ranë pre e një mashtrimi.
Massimo Bichocchio është financuesi italian, që zotëron kompani të ndryshme investimi dhe ka mashtruar Conten e të tjerë, nëpërmjet kompanisë Kidman.
Sipas marrëveshjes, Bichocchio u merrte para Contes dhe të tjerëve, për t’i përfshirë në një skemë investimi frytdhënëse, ku do të merrnin pas shumë më tepër brenda 30 qershorit 2020.
Megjithatë paratë nuk u kthyen dhe për më tepër, Conte dhe 7 të tjerët e përfshirë në mashtrim, kanë kuptuar që edhe adresat e kompanisë ishin false. Në skemë ishin përfshirë edhe dokumente të falsifikuara të bankës së njohur angleze HSBC, ku vetë Bichocchio ka punuar më herët, por kjo e fundit mohoi çdo lloj lidhjeje me kompaninë Kidman.
Duke qenë se Bichocchio nuk e shleu detyrimin ndaj personave të mashtruar, gjykata angleze ka dhënë urdhër sekuestrimi për pasuritë e tij, përfshi vilën llogaritë bankare dhe vilën në të cilën Conte ka jetuar në Londër kur drejtonte Chelsean.