Janë konfirmuar 230 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Greqi. Këto raste janë konfirmuar nga ana e Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik. Nga këta raste, 27 janë zbuluar në portat e hyrjes. Ndërkohë, 23 pacientë trajtohen të intubuar, kurse 136 janë larguar nga ICU.
Nga EDOY bëhen publike edhe 3 vdekje të reja të regjistruara në 24 orët e fundit, duke shkuar kështu numri në 226 viktima nga coronavirusi.