Ndërkohë që shtetet e tjera i kanë hapur kufijtë e tyre per turistët, Polonia i ka mbyllur ato. U bë me dije të dielën e 16 gushtit nga Aeroporti i Tiranës se Polonia i ka ndaluar shtetasit shqiptarë që të udhëtojnë drejt vendit. Ky vendim vjen si shkak i situatës të koronavirusit në Shqipëri që, sa vjen e përkeqësohet akoma më shumë, sidomos dy muajt e fundit.
Vetëm shtetasit polakë, qytetarët qe kanë leje për të punuar dhe studentët, do mund të udhëtojnë drejt Polonisë. Ministia e Jashtme e Shqipërisë bëri me dije se vendimi i Polonisë ishte ‘’i papritur’’. Vendi ynë ka raportuar 225 vd ekje dhe 7,260 raste pozitive që nga fillimi i pandemisë.