Ndërsa Juve feston titullin e nëntë radhazi, Cristiano Ronaldo mban statusin e kryegolashënuesit të tij për këtë sezon. Partneri i tij më i mirë ka qenë Dybala, një “10”, një lojtar nga pjesa e përparme e zonës, me të cilin aspiron të rifitojë Champions-it, pavarësisht dëmtimit të argjentinasit në ndeshjet e fundit të Serie A. Para se të jetë një “grabitqar” golash, CR7 ishte një lojtar shpërthyes, me driblim të rrufeshëm. Kur arriti te Manchester United më 2003, portugezi nuk kishte të dhëna për të zbuluar se një nga golashënuesit më të mirë në histori jetonte në trupin e tij.
Që nga ai moment, 19 vite më parë, Ronaldo ka pasur partnerë të përzgjedhur në anën e tij, me të cilët ka siguruar një “muze” çmimesh monumentale. “Këpucët e Arta” (2008, 2011, 2014 dhe 2015) dhe “Topat e Artë” të tij (2008, 2013, 2014, 2016 dhe 2017) e vendosin atë në sallonin VIP të historisë së futbollit. Pyetja shtrohet e tillë: A është e mundur të shkëlqejë ndodkush si shok skuadre, në krah të tij? A mund të funksionojë Cristiano më mirë pa një golashënues tjetër në krah? Cili ka qenë partneri i tij më i mirë? Analiza e mëposhtme hedh disi dritë në këtë drejtim.
“Old Trafford”, Van Nistelrooy dhe Rooney
Van Nistelrooy tashmë kishte hyrë në zemrat e “Old Trafford”, më 2003, vitin kur mbërriti Cristiano Ronaldo te Manchester United. Në atë kampionat (2003-2004), portugezi shënoi 4 gola në 15 ndeshje. “Van Gol” ishte mbreti i ekipit, sepse shënoi 20 gola. Ata ndanë të njëjtën dhomë zhveshjesh për tri sezone. Më vonë, në sezonin 2009-2010, ata të dy përkuan për disa muaj te Real Madridi. Van Nistelrooy tashmë ishte ndëshkuar nga lëndimet, para se të transferohej te Hamburg. Ai shënoi një gol me të bardhët, ndërsa CR7 realizoi 26 gola në 29 ndeshje. Kjo ishte “kartvizita” e e prezantimit.
Wayne Rooney la Evertonin e jetës së tij më 2004 për të mbërritur në “Old Trafford”, ku formoi një “trident” të frikshëm me Cristiano dhe Van Nistelrooy. Atë sezon ai shënoi 11 gola karshi 5 të portugezit, i cili vazhdoi periudhën e adaptimit në një botë të re. Rooney spikaste në kufirin e zonës, një territor ku nuk falte. 5 sezone luajti me Cristiano dhe një rekord që përfshin Ligën e Kampionëve të vitit 2008.
Higuaín, Benzema dhe Bale
Cristiano Ronaldo, tashmë si golashënues i shenjtëruar te Manchester United, arriti në “Bernabéu” si yll i projektit të ri të Florentino Pérez në verën e vitit 2009. Atë vit, pa shumë bujë si ai, prezantohet edhe Benzema. Higuaín, autori i disa golave vendimtarë në La Liga-t që Real Madridi i fitoi me Capello dhe Schuster në stol, i pret në skuadër. Me argjentinasin, ai formon një duet të frikshëm për katër sezone. Higuaín shënon në këto sezone nga 27, 10, 22 dhe 16 gola respektivisht, përpara se të transferohet në Itali për të luajtur me Napolin. Në këtë sezon të fundit janë ribashkuar te Juventusit. Ndikimi i sulmuesit argjentinas është zvogëluar, me 5 gola.
Benzema arriti në Madrid në të njëjtin sezon si Cristiano, 2009-2010. Ata ishin në të njëjtën llogore për nëntë edicione. Francezi dëshmoi se si Cristiano po fitonte gradualisht hapësirë nga krahu drejt zemrës së zonës. Për Benzema nuk ishte problem, sepse loja e tij e asociimit nuk varet vetëm nga goli. Pushtimi statistikor i portugezit në masë të madhe la në hije kontributin e Benzema në lojën e ekipit. Këtë sezon, i dyti pa Cristiano te të bardhët, Karim ka qenë vendimtar jashtë dhe brenda zones. Heroi i titullit të fituar nga Real Madridi.
Gareth Bale ishte ylli, me të cilin nënshkroi Real Madridi në verën e vitit 2013. Uellsiani përkoi me Cristiano për pesë sezone. Pozicioni i tij, nga të dy palët, nuk ishte pengesë për futbollistin portugez, me lirinë për të lëvizur kudo që dëshironte. Meqenëse ishte e pamundur të garonte me malin e golave të CR7, Bale la episode të paharrueshme në karrierën e tij në deshje të rëndësishme si finalja e Kupës së Mbretit në “Mestalla”, ose golat e tij në finalet e Champions-it, në Lisbonë dhe Kiev.
Epoka “Juve”; Mandzukic dhe Dybala
Shtigjet e futbollit bënë së bashku një ish-lojtar të Real Madridit dhe një ish të Atletico Madridit te Juventusi në sezonin 2018-2019. Kroati, një sulmues i pastër zone, mjaft i mirë me kokë e mirë dhe një luftëtar gueril, ndau të njëjtin ekip me Cristiano për një sezon. Super-Mario shënoi 9 gola për një titull të ri të Juventusit. Dybala vuajti sezonin e kaluar si shok skuadre i Cristiano. Argjentinasi, në një vit papërcaktueshmërie dhe parregullsie në formacion, kontribuoi me vetëm 5 gola. Shumë u spekulua për largimin e tij nga bardhezinjtë merkaton e verës së kaluar.
Ai qëndroi në Torino dhe këtë sezon i është afruar edhe njëherë lojtarit, të cilin e dëshirojnë të gjithë të mëdhenjtë. “10” e Juventusit ka formuar një partneritet vdekjeprurës me Cristiano Ronaldo. Argjentinasi ka 10 gola në llogarinë e tij. Shërimi i tij nga dëmtimi i muskujve është thelbësor për Juventusin në kthimin e 1/8 finale të Ligës së Kampionëve e në vazhdim, po kaloi me sukses francezët e Lyon.