Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i është bashkuar mesazheve të ngushëllimit për vdekjen e nënës së kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama.
Veseli përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se dashuria për nënën është e pafundme.
“Ngushëllimet më të thella Kryeminsitrit Edi Rama për humbjen e nënës së tij të çmuar, Anetës. Dashuria për nënën është e pafundme, prandaj lutem që ta gjej forcën për ta përballuar një humbje kaq të rëndë e të pazëvendësueshme. Në këtë kohë pikëllimi, lutjet janë për të dhe familjen e tij”, ka shkruar Veseli.