TikTok mund të padisë administratën Trump për urdhrin e saj të fundit që ndalon përdorimin e aplikacionit, raportoi NPR të shtunën, duke cituar një burim “të përfshirë drejtpërdrejt në padinë e ardhshme”.

Urdhri ekzekutiv i Presidentit Donald Trump të enjten u ndaloi individëve dhe kompanive amerikane që të bëjnë transaksione biznesi me kompaninë mëmë të TikTok, ByteDance.

Urdhri – i cili u pasua nga një urdhër i ngjashëm me shënjestër WeChat, një platformë mesazhesh që i përkiste një kompanie kineze – përmendi shqetësimet për sigurinë kombëtare.

Procedimi gjyqësor i ardhshëm i TikTok do të argumentojë se urdhri është “antikushtetues” sepse nuk i dha “kompanisë një shans të përgjigjet”, sipas NPR. Për më tepër, NPR raportoi se padia do të argumentojë që referenca e urdhrit për shqetësimet për sigurinë kombëtare është “bazuar në spekulime dhe supozime “.

Ndërkohë, një profesor i drejtësisë në Universitetin e Nebraska Lincoln u tha Tyler Sonnemaker dhe Paige Leskin të Business Insajderit se urdhri ekzekutiv i Trump ndaj TikTok dhe WeChat ka “të ngjarë të ketë probleme legjislative”.