Jurgen Klopp ka zbuluar se do ta marrë një vit pushim nga puna e trajnerit menjëherë pasi t’i mbarojë marrëveshja me Liverpoolin në verën e vitit 2024. Trajneri gjerman ia ka përkushtuar të ardhmen e afërt kampionit të Premierligës. Kur të vijë koha që kontrata e tij me të kuqtë të përfundojë, ai do ta ketë kaluar një dekadë në stolin e Anfield.
Klopp ka theksuar në të kaluarën se do të vijë koha kur do të largohet nga Anfield, por së pari dëshiron të fitojë më shumë trofe për këtë klub. Mund të ndodhë që puna në Liverpool të jetë e fundit për të, pasi Klopp thotë se nuk e di sigurt nëse do të vazhdojë ta bëjë punën e trajnerit edhe atëherë.
I pyetur për të ardhmen e vet nga Sport Buzzer, Klopp tha: “Do ta marr një vit pushim dhe do ta pyes veten se a më mungon futbolli. Nëse nuk më mungon, atëherë ai do të jetë fundi i karrierës së trajnerit Jurgen Klopp”.
“Nëse një ditë nuk do të jem më trajner, atëherë një gjë do të më mungoj: tensioni brutal menjëherë para ndeshjes”, shtoi ai.