Kryetari ii Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është nënshtruar serish testit për Covid dhe ka mësuar se është shëruar nga virusi.
Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa po ashtu ka rezultuar negative.
Kujtojmë se vetë Veliaj njoftoi më 28 korrik se ishte infektuar, dhe pas asaj dite ai ka qëndruar në shtëpi i karantinuar, derisa ka dalë negativ në testin e fundit.