Fundjavë apo ditë jave nuk ka ndryshim në Kanionin e Holtës në Gramsh. I shn dërruar vetëm vitet e fundit si destinacion turistik, vendi po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga vende të ndryshme. Të rritur, të rinj e fëmijë u gëzohen jo vetëm pamjeve fantastike, por edhe ujërave termale në brendësi të kanionit.
“Unë jam nga Kurdistani. Këtu është hera ime e parë, ndërsa në Shqipëria kam qenë edhe verën e kaluar. Shqipëria është një vend perfekt. Do të doja të gjithë të vinin këtu e të shihnin detin, Përmetin, këtë vend. Unë kam vizituar të gjithë veriun e Shqipërisë dhe çdo gjë është perfekte, parajsë. Kur je brenda një vendi mund ta ndjesh atë”.
“Unë nuk flas shqip, kam lindur dhe jetoj në Londër, por këtu kam ardhur me pushime dhe çdo gjë është e bukur. Do t’ua rekomandoj miqve të mi anglezë të vijnë këtu me pushime sepse është shumë bukur, vendi më i bukur për t’u vizituar”.
Duket se gjithnjë e më tepër, zona po promovohet dhe turistët janë të shumtë, por ajo që nevojitet më shumë është vendosja e sinjalistikës, jo vetëm për identifikimin e zonës, por edhe në brendësi të kanionit. Është e rekomandueshme që kanioni të vizitohet gjatë muajve korrik dhe gusht dhe sidomos gjatë periudhave kur nuk ka reshje.