Gjendet e mbytur Mirela Rama gruaja e cila kishte dalë sot në det për të mbledhur rrjetat së bashku me 3 anëtarë të tjerë të familjes së saj në Himarë. Siç bëri me dije më herët policia, kanë mundur të shpëtojnë 3 familjarët e tjerë njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë në spital. Gruaja nuk ishte pranë varkës kur polumbarët kanë shkuar t’i shpëtojnë, por është gjetur më vonë e mbytur. Trupi i saj është gjetur i mbytur një milje larg vendit të ngjarjes.
“Një milje përballe Dhërmiut Policia Kufitare në bashkëpunim me Rojen Bregdetare bënë të mundur gjetjen e shtetases M.R , e cila ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det”, thuhet në njoftimin e policisë.