Arbenita Ismajli ka publikuar një foto të vjetër të saj në Instagram, si për t’iu mbyllur gojën të gjithë atyre që mendojnë se ka kryer ndërhyrje estetike në fytyrë. Disa javë më parë një klinikë në Rusi ndau fotot “Para dhe pas” të modeles shqiptare në InstaStory, duke treguar transformimin e saj në fytyrë.

Nga pamjet shihet se, Arbenita ka kryer një ndërhyrje me fillers (mbushës) në hundë, drejtim nofulle, si dhe ka realizuar trendin më të ri të kozmetikës, “Sytë dhelpër”. Mirëpo modelja i mohoi të gjitha, ndaj tani po përpiqet që t’u tregojë ndjekësve të saj sesi dukej vite më parë.

Në foton bardhezi, nuk shohim ndonjë ndryshim të madh të Arbenitës së para disa viteve me atë sot. “Ja ku e keni një foto të vjetër timen”, shprehet ajo në postimin në Instastory. Edhe më herët Arbenita ka treguar se pas thashethemeve për ndërhyrje estetike, fshihen njerëz që duan të ndihen mirë vetë, pasi kanë probleme me pamjen ose vetëbesimin.

“Është shumë qesharake të shohësh këto faqe që mundohen të ulin të famshmit, që të ndihen mirë vetë. Ajo është e Candice Swanepoel, kini pak respekt njerëz”, shkruante ajo në një foto të ish-modeles së njohur të Victoria’s Secret.