Djali i Johnny Depp, Jack, është fotografuar duke shijuar kohën e tij të lirë me të dashurën modele në qytetin e Parisit. Djali i aktorit që rrallë herë e shohim në publik, 18 vjeç, dukej në humor të mirë ndërsa bisedonte me të dashurën Camille Jansen, 20 vjeç. Jack ka një ngjashmëri të madhe më nënën e tij, ndërsa duket se ka marrë shumë nga stili i të atit, por jo fizikun e tij dhe pasionin për aktrimin.

Ndërsa babai i tij ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar pas gjyqit për shpifje ndaj mediave atje për dhunën ndaj ish-bashkëshortes Amber Heard, Jack po jeton në Paris, aty ku banon nëna e tij Vanessa Paradis. Ndryshe nga Johnny, i cili ka shijuar një karrierë të suksesshme si aktor, Jack ka mbetur jashtë vëmendjes dhe nuk dukej se ishte shumë i interesuar të ndiqte gjurmët e babait të tij, sipas një interviste të këtij të fundit në vitin 2014. “Djali im, Jack, ka qenë gjithmonë shumë i talentuar me skicat dhe vizatimet. Ai gjithashtu luan muzikë shumë mirë”, tha Johnny pak kohë më parë.

“Ka shumë dhunti për këtë. Përveç shfaqjeve shkollore dhe gjërave, ai nuk ka treguar ndonjë dëshirë për t’u bërë aktor”, vijoi aktori. Johnny ka dhe vajzën Lily me ish-bashkëshorten Vanessa, me të cilën ai ka qenë në një marrëdhënie nga viti 1998 deri në 2012-n.