Fatos Nano vjen sërish në vëmendjen e medias e publikut.Këtë herë është Klajdi Nano, djali i tij ai i cili ka postuar një foto në Instagramin e tij duke na e risjellë sërish në vëmendje marrëdhënien e tyre të veçantë. Nga një fëmijë i vogël, Klajdi tashmë është bërë burrë dhe së bashku me të atin kanë pozuar në këtë foto për të uruar Krishtlindjen.
Klajdi, djali i Xhoana Nanos është birësuar nga bashkëshorti i saj Fatos Nano në moshën 14 vjeçare. Artur Muharremi, ish bashkëshorti i Xhoanës i dha asokohe pëlqimin gjykatës që djali i tij të birësohej nga ish kryesocialisti Fatos Nano.