Tre pjesëtarë të një familje i ka zënë furtuna në det në Himarë, për shkak të motit të keq që përfshiu sot vendin. Tre pjesëtarët e një familje, babai, nëna dhe djali i tyre 25 vjeç kanë dalë për të mbledhur rrjetat me një mjet detar të vogël, por kanë ngecur tek shpella e Pëllumbave. Raportohet se policia ka mundur të shkojë te shpella e Pëllumbave , por gruaja e cila ka qenë në varkë nuk gjendet dhe dyshohet se mund të jetë mbytur në det. Ndërkohë djali 25 vjeç është në gjendje të rëndë për jetën, vetëm burri është në gjendje të mirë shëndetësore.