Drejtoresha e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, Bettina Menne, ka vizituar spitalin Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, ku po trajtohen të infektuarit me koronavirus. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, OBSH në Shqipëri thekson se drejtoresha Menne është takuar me drejtorin e këtij spitali dhe është informuar në hollësi mbi punën e spitalit, sfidat që stafi i tij përballon si edhe mbi nevojat që shtrohen.
OBSH VIZITON SPITALIN COVID2
Drejtoresha për Shqipërinë e OBSh-së, Dr. Bettina Menne vizitoi të mërkurën Spitalin COVID2 – Spitali Universitar Shefqet Ndroqi Sanatorium – në Tiranë dhe pati një diskutim të thelluar me drejtorin e këtij spitali, Prof. Dr. Perlat Kapisyzi. Dr. Menne u informua në hollësi mbi punën e spitalit, sfidat që stafi i tij përballon si edhe mbi nevojat që shtrohen Drejtori i Spitalit COVID2, Prof. Dr. Kapisyzi i shpjegoi përfaqësuesve të OBSh-së se si kjo njësi ja ka dalë të rrisë numrin e shtretërve, hapësirat e nevojshme, kapacitetet e shërbimit dhe stafin, tërësisht të dedikuar për rastet me COVID-19.
“Ne planifikojmë të rrisim sa më parë kapacitetet e njësisë së terapisë intensive” – tha Dr. Kapisyzi. Drejtoresha për Shqipërinë e OBSh-së, Dr. Bettina Menne pyeti hollësisht për menaxhimin e rasteve klinike dhe të protokolleve të përdorura për pacientët. Në takim u diskutuan edhe nevojat për burime njerëzore, planet e kapërcimit të gjendjes, mundësitë për rritjen e kapaciteteve të testimit dhe pajisjeve të tjera diagnostike të disponueshme në spital. Ekipi i OBSh-së vizitoi gjithashtu edhe pavionin e COVID-19 si dhe njësinë e terapisë intensive.
OBSH VIZITON SPITALIN COVID2 Drejtoresha për Shqipërinë e OBSh-së, Dr. Bettina Menne vizitoi të mërkurën Spitalin…
Gepostet von Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri – WHO Albania am Freitag, 28. August 2020