Barcelona ka nisur javën me shumë vështirësi, pasi duhet të rinisë rindërtimin e ekipit për sezonin e ri. Humbja ndaj Bayern Munchen me rezultatin 8-2 ishte shkatërruese, prandaj situata është mjaft e nderë. Çështja e parë që duhet të zgjidhet është ajo e trajnerit. Drejtori sportiv, Eric Abidal, është parë duke drekuar me trajnerin Quique Setien në qendrën e Barcelonës. Duket se zyrtari i lartë i ka komunikuar shkarkimin teknikut Setien.
Klubi nuk e ka pranuar diçka të tillë, pasi jo zyrtarisht burime pranë Barces për Mundo Deportivo deklarojnë se Abidal dhe Setien nuk janë ulur për shkarkimin e teknikut. Pavarësisht kësaj, Setien është i shkarkuar dhe klubi po punon për trajnerin e ri.