Zyrtarisht Tirana ka bërë edhe dy afrime të tjera dhe bëhet fjalë për dy lojtarë që janë prodhim i bardhebluve. Jurgen Vrapi, që ishte pjesë e Flamurtarit, dhe Marlind Nuriu nga Skënderbeu, rikthehen në shtëpi dhe nënshkruajnë me kampionët e vendit. Sot te Tirana kanë firmosur kontratat e reja edhe tre futbollistë të tjerë: Grent Halili, Jurgen Ccelhaka dhe Marse Ismajlgeci. Këta të dy kishin firmosur me kohë në fakt, por klubi sot ka dalë me njoftim.
“KF Tirana njofton sot rinovimin e kontratave me lojtarët Marsel Ismajlgeci Grent Halili dhe Jurgen Celhaka. Të rinjtë do të vijojnë të mbajnë veshur fanellën bardheblu edhe në sezonin e ardhshëm. Në shtëpi rikthehen edhe lojtarët Marlind Nuriu dhe Jurgen Vrapi. Filizat e akademisë, që u rritën nën emrin e madh të Tiranës, rreshtohen sërish në kampin e kampionëve për të punuar drejt objektivave të reja”, shkruhet në njoftimin e bërë prej klubit të Tiranës.