Ditën e sotme në portin e Durrësit u ndalën dy jahtet turistike “Queen Ana” me flamur të Ishujve Kajman dhe “Thalia”, me flamur Kingstown. Dy jahtet turistike kanë mbërritur në Durrës pas ndalesave respektivisht në Portin e Dubrovnikut (Kroaci) dhe Tivarit (Mali i Zi).
I pari ka gjatësi 23,95 m dhe gjerësi 6,52 m, është akostuar në molin nr. 5 dhe është ndalur në Durrës pas lundrimit nga Dubrovniku, ndërsa i dyti vjen nga Mali i Zi. Që nga fillimi i këtij viti në Durrës janë ankoruar 79 jahte turistike të madhësive të ndryshme.