Serie A ka përfunduar dhe Liga ka përpiluar renditjen e lojtarëve më të mirë të sezonit 19/20. Të gjitha ndeshjet e luajtura në Serie A TIM, Coppa Coca-Cola dhe Coca-Cola Supercup u morën në konsideratë për të marrë vendimin përfundimtar. “Matja e performancës bazohet në statistikat zyrtare të Serie A League të cilat paraqesin kriterin vlerësues shkencor të më të mirëve të këtij sezoni, të cilin ne arritëm ta përfundojmë me vendosmëri të madhe për të kapërcyer vështirësitë e pafundme”, shpjegoi Luigi De Siervo.
“Ishte një vit anomal, me një fund të ngjeshur, por këta lojtarë arritën të demonstrojnë talentin e tyre në të gjitha ndeshjet e luajtura, duke ndriçuar garat tona me shfaqje të shkëlqyera. Falënderimet tona të përzemërta shkojnë për ta dhe të gjithë atletët e tjerë për profesionalizmin, angazhimin dhe sakrificat e treguara “, përfundoi CEO i Serie A.
Serie A, lojtarët më të mirë të sezonit: Portieri më i mirë: Wojciech Szczesny (Juventus) Mbrojtësi më i mirë: Stefan De Vrij (Inter Milano) Mesfushori më i mirë: Alejandro Gomez (Atalanta) Sulmuesi më i mirë: Ciro Immobile (Lazio) I riu më i mirë: Dejan Kulusevski (Parma) MVP absolut: Paulo Dybala (Juventus).