Thyhet heshtja. Fjala është për Jorge Antun, agjent i Paulo Dybala, i cili drejtpërdrejt nga Argjentina dëshironte të sqaronte thashethemet gjithnjë e më këmbëngulëse, që do ta shihnin kampionin bardhezi në largim nga Zonja e Vjetër: Kam lexuar thashethemet në gazeta ditët e fundit, që janë plotësisht lajme të rreme. Paulo është një lojtar i Juventus, i lumtur që është aty. Ne po punojmë me klubin për të rinovuar kontratën, me predispozicionin tonë të zakonshëm, si gjithmonë. Pra, ekziston një dëshirë për të qëndruar në Torino. Mbi të gjitha, ekziston një dëshirë e Dybala për të filluar një aventurë elektrizuese nën urdhërat e Andrea Pirlos. Ai që, jo për çudi, është mbiquajtur Maestro. Emërtim që pasqyron plotësisht 41-vjeçarin nga Brescia, i cili është afër debutimit si trajner në Continassa. Duke pritur të kuptohet se si trajneri lombard dëshiron të luajnë të besuarit e tij, nuk ka dyshime për faktorin teknik. Dhe këtu, nga ana e tij, Dybala përfaqëson epiqendrën e grupit, së bashku me madhështinë e Cristiano Ronaldos.

Nga një shitje pothuajse e përcaktuar te Manchester United verën e kaluar te rikonfirmimi si kampion bardhezi. Meritë e këmbënguljes së vetë argjentinasit, i cili, aspak i tunduar nga perspektiva e transferimit në Angli, zgjodhi të marrë përsipër edhe rreziqe. Pra, shkoi kundër gjithçkaje dhe të gjithëve, duke fituar shpejt besimin e Maurizio Sarrit. Një vit më vonë, situata ka ndryshuar plotësisht. Lojtari, në të gjitha aspektet është thelbësor për Juventusin, ndaj kontrata duhet t’i rinovohet. Tri pasazhe që shpjegojnë evolucionin e Joya me fanellën bardhezi, me një nënshkrim të radhës që duhet të ndodhë, pa zgjatur shumë në kohë, për të larguar çdo dyshim. Topi tani shkon te Fabio Paratici, drejtori i Juves, i cili javët e fundit e fotografoi situatën si vijon: Ne kemi përparuar mirë me rinovimin e Dybala. Megjithatë, po luajmë çdo tri ditë dhe është e vështirë të kemi aktivitete kolaterale. Shkurt, fjala e tij jep optimizëm për një marrëdhënie pune, që ekziston aktualisht deri në vitin 2022. Ka akoma (shumë) kohë, por gjetja e një marrëveshjeje të re sa më shpejt, sigurisht që do të ishte e mirë dhe e drejtë. Gjithashtu, sepse në horizont nuk ka oferta.