E lënë në harresë për vite me radhë, Qendra Shëndetësore e Kombinatit sot ka ndryshuar si nata me ditën, duke ofruar shërbim me standarde për 70 mijë banorët e kësaj zone. Kryeministri Edi Rama u ndal sot te investimi në këtë qendër shëndetësore, ndërkohë që theksoi se vijon puna pa u ndalur me programin e rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore, nga veriu në jug.
“Mirëmëngjes dhe me qendrën shëndetësore të Kombinatit, lënë në harresë për vite me radhë, e që sot ka ndryshuar si nata me ditën, duke ofruar shërbim me standarde për 70 mijë banorët e kësaj zone, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama. Qendra Shëndetësore e Kombinatit është shumë e madhe dhe mbulohet me mjekë familje, mjekë specialistë, urgjenca 24-orëshe.
“Gjithçka është bërë sterile, gjithçka moderne”, u shpreh një prej mjeket e kësaj qendre. “Kemi kushte shumë të mira, kushte të domosdoshme”, tha një tjetër personel i Qendrës Shëndetësore Kombinat. “Investim shumë i madh në drejtim të ambienteve ku punojmë dhe të gjitha gjërave që ne i prekim çdo ditë”, u shpreh një tjetër.