Skuadra e Spezia ka siguruar kualifikimin për në Serinë A italiane për herë të parë në historinë e saj 114-vjeçare, duke iu bashkuar Benevento dhe Crotone. Spezia u mund 0-1 nga Frosinone në shtëpinë e saj në ndeshjen e dytë play off, por po me këtë rezultat pat fituar jashtë fushe në ndeshjen e parë.

Në këtë rast, sipas rregullores, vendosi renditja e dy skuadrave në fund të sezonit të rregullt të Serisë B, ku Spezia ishte klasifikuar më mirë se rivalët. Festa për skuadrën e drejtuar nga trajneri Vincenzo Italiano ishte e madhe, që do të luajë në Serinë A për herë të parë. Edhe tifozët e ekipit ligur në delir për këtë triumf.