Juventusi përshëndetet që në 1/8 finale me Champions-in. Bardhezinjtë dërgohen në shtëpi nga Olympique Lyon. Fitorja e mbrëmshme 2-1 nuk mjafton të zhbëjë rezultatin 1-0 të ndeshjes së parë. Fabio Capello, nga studio e Sky Sport, komentoi zgjedhjet e Sarrit; tridentin sulmues me Bernardeschi dhe rreshtoi Cuadrado si mbrojtës të majtë të plotë, në vend që ta vendoste kolumbianin në atë krah të mesfushës, më lart: Unë do ta vendosja Cuadrado pjesë të tridentit ofensiv. E kisha lexuar Juventusin në një mënyrë tjetër. Mendova se, që nga fillimi, Cuadrado do të luante në vend të Bernardeschi. Kjo ishte një lëvizje që nuk funksionoi.

Ish-trajneri i Juventusit foli edhe për aktivizimin e Dybala në minutën e 70-të, por që doli nga fusha në minutën e 84-t për shkak të një rikthimi të problemit muskulor: Rreziku me Dybala nuk duhej të merrej përsipër. Për ndeshjen e mbrëmshme, bardhezinjve, të cilët nuk kishin në dispozicion as Douglas Costa, iu desh të aktivizonin Marco Olivieri. Capello sqaroi se mungesa e elasticitetit në modulin e lojës e penalizoi Sarrin, veçanërisht në fazën finale të sezonit: Trajneri duhet të kuptojë se çfarë ka në dorë, nuk ekziston vetëm një sistem loje. Ai duhet të jetë fleksibël. Unë e përgëzova dikur Sarrin, sepse kishte treguar përshtatje, por më duket se në një moment të caktuar, ky guxim i mungonte. Kjo lloj ndeshjeje nxjerr në pah cilësitë e lojtarëve. Vetëm Ronaldo ra në sy, sepse të tjerët sonte ishin në hije.