Elvana Gjata pas një kohë të munguar në Instagram ka vendosur të rikthehet. Këngëtarja e njohur shqiptare ka zgjedhur të kthehet 3 vite pas në kohë duke kujtuar momentet më të bukura me mikun e saj, stilistin e njohur Valdrin Sahiti.

“3 vite më parë dhe shumë të tjera që do të vijnë. Mirënjohëse për ty”, ka shkruar Gjata krah postimit ku shihet me Sahitin në makinë. Nga postimet e ndryshme Elvana dhe Valdrini kanë treguar se gëzojnë një miqësi shumë të fortë që prej fillimit. Kujtojmë se Elvana ka zgjedhur të vishet përherë nga miku i saj në koncertet e ndryshme apo dhe evenimente.